Friday, March 2, 2012

Entela Zotka - TË KISHA E TË KAM NË GJAK


 

Entela Zotka

TË KISHA E TË KAM NË GJAK

Të kisha gjak në trupin tim,
zjarrin e zgjoje me zjarrmim,
por ike dhe lëshove dhimbjen pa shërim
e shpirti ma le të rënkojë pa pushim.
Të kam në zemër
dhe në shpirt fort të mbaj
të adhuroj shumë, se nuk kam faj...
Ishe rrënja e luleve të mia
ti ishe vet drita, dashuria...
Eh, o zemër ,a mendon ti për mua,
kur vallëzonim të ngjitur si mishi me thua,
kur botës i qeshnim e i gëzoheshim pa pushim,
por gjithçka ngeli, thjesht vetëm një kujtim...

No comments:

Post a Comment