Lida Lazaj
NJË PIKËL FARFURITËSE
(mendime ne ditën e lindjes sime)
Të prita kot
dhe pse e dija që nuk do vije
në ditën e festës sime
me lule e zogj
Kjo ditë që fal
puthje urime
duart e mija
aroma e tinguj
i mbushi plot
M`bëhej se isha
një degëz` kumbulle
një këngë malli
një manushaqe
një pikël farfuritëse mbi glob
Sivjet
më shumë se vjet
besoj se
nuk jam krijuar prej njeriu
porse, era kushedi në ç`trajtë
e kopësht jete më mbolli
a në sqep të artë më solli një zog
Sivjet
njësoj si vjet
kështu përherë
nuk kish se si të ndodhte ndryshe
të prita kot,
më shumë se ti,
mua më do një dallëndyshe.
No comments:
Post a Comment