Monday, March 19, 2012

Koço Sterjo - NЁNA E EMIGRANTЁVE

 



NЁNA E EMIGRANTЁVE

Nё shkallё ka dalur ajo e po rri
Nga porta e mbyllur nuk duket njeri.

Ajo i di mirё kurbetet e botёs
Mё kot pret trokun e patkoit tё portёs.

Njerzit kudo nё bot', an' e mb'anё
As si zogjt' e Perёndis' nuk janё.

Jeta dhe vitet pikpyetje e bёnё,
Njё pyetje si kockё grykёn i ka zёnё.

Kocka atje pёrher' do t'i mbesё
As e le tё ngrihet, as e le tё vdesё.

Njё copё reje atje nё shkallё
Botёs moderne i rri pёrballё.

Nё vijnё fёmija,bёhet ҫini,
Nё s'vijnё,kthehet ajo nё stuhi.

Njё shkop tё thantё c'e mban nё dorё,
Kёrkon tё ngrihet,tё vej' t'i takojё.

Tik-taku i zemrёs sa vjen e rrallohet
Si troku i portёs,qё dobёt dёgjohet.

Nёnё,o nёnё,o nёnё e mekur!..
Dhe ne nё fyt buka na ka mbetur.


No comments:

Post a Comment