Lumo Kolleshi
LIRIKË
Në rrëpira ëndrrash,
Diku në një cep të natës,
I vidhet qiellit një yll,
Dritares sime kërkon t’i verë zjarr,
Ta lërë pa perde, pa tyl.
E vjen në rrëpirat e ëndrrave,
Më hedh e s’di ku me hedh.
Sa bie gjakshëm në humnerë,
Mes luleve çel diku në një ledh.
Zemërplagosur me fton një qershi,
E veshur e tera në purpur.
Maji apo unë, nuk e di,
Nuk e di kush bëhet flamur.
Në kuzhinën e shpirtit
Me bindje ua them,
Ne kuzhinën e shpirtit tim,
Zjarri nuk shuhet kurrë.
Shtyjeni portën kanat më kanat,
Porositni dhe vetëm porositni pa ngurim.
Do t’i gjeni te gjitha pa tjetër:
Bërxolla puthjesh të pjekura në buzët e skuqura
E nga lëngu qe kullon mbi flakë,
Tym do t’ju bëhen të gjitha mendimet.
Përmbysini butet e verës së vjetër
Nga bistakët e syve mesdhetarë
Që perden e verbimit ia heq
pas mijëvjeçarëve Homerit.
Mos kini frike nga marrëzia dhe dehja,
Ju risjell në vete rehatia e fjalës se poetit.
No comments:
Post a Comment