Ziko Ll. Kapurani
POEZI PA CIPË
Sa ëndrra dikur shkova në varg,
Shaluar veçse një degëz lajthi,
Vitheve i rashë, i thirra për larg,
Me bishtin urë ere nën magji.
Degën e lajthisë vjen çasti se si,
E përmora pas gjëmbi nën ledh.
Një mëzake me qime e vrap gri,
Me grish dhe sipër saj me hedh.
Mbi krifa e revan me zu muzgu,
Retë nën harbimin, zulmin e saj
Por s’ish veçse një stinë e bukur,
Me një prill rrenacak e pak Maj.
Një vashë me tetorin hipur peme,
Me aromë molle rrugën me pret.
Prej saj tani s’ ka urdhër Vjeshte,
As përmbysje Bote, dot s’më zbret.
No comments:
Post a Comment