Tuesday, March 13, 2012

Kaman Myftaraj - ERDHE ME PRANVERËN




ERDHE ME PRANVERËN

Erdhe porsi flutur, mbi gonxhe qëndrove,

Bashkë me pranverën që dimrin la pas,
Të kuqet petale në  puthje m’i shndërrove,
Mbi gjoks çelën lulet, zemra m’u ndez flakë.

Erdhe me një aromë dehëse, si i ngrohti fllad

Që merr nga dallga e detit shijen e jodit,
Që puth rërë e brigje dhe shkon tej ngadalë,
Duke lënë pas shije kripe, si pikat e lotit.

Erdhe i ndezur flakë, më the nuk largohem,

Do të ndezim zjarre në qiellin e pastër,
Do vallëzojmë me hënën, me yjet do lozim,
Njerëzit le të flasin, do shijojmë parajsën.

Le të tunden malet, ta marrë vesh njerëzia,

Le të fryjë furtunë, tërmete dhe brymë,
Kurrë nuk vyshken lulet, nuk vdes dashuria,
Burimet do rrjedhin mjaltin për të pirë.

Më dhe ëmbëlsinë, më ndeze flakë në shpirt,

Skllav i zemrës sime u bëre këtë natë,
Me ty shova zjarrin, shijova gjithë kënaqësitë,
Për ty do të mbetem një pranverë e artë...

No comments:

Post a Comment