Wednesday, March 28, 2012

Fatbardha M.Xhani - FLUTURIM PA KRAHË




Fatbardha M. Xhani

FLUTURIM PA KRAHË

Mbi re të bardha,
Në qiell të kaltër,
Ca ëndrra të rralla,
Dashuri e pastër...

Lëshomini duart,
Më grishin ca re,
Ca yje të shuar,
Të ikë atje...

Të bëhem e bardhë,
Të bëhem e bukur,
Të ngrysem një larvë,
Të gdhihem një flutur...

Të puthem me ajrin,
Të mbushem me dritë,
Të ngrohem me zjarrin,
Më lini të ikë !...

Më lini të hesht,
Të mekem lirie,
Më lini të qesh,
Dehur marrëzie !...


No comments:

Post a Comment