Thursday, March 22, 2012

Ditëro Agolli - MAJTAS, DJATHTAS, DJAJ




Ditëro Agolli

MAJTAS, DJATHTAS, DJAJ

M
ë gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtetë s’di
nga t’ia mbaj...
Majtas vrap me dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin
djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
thela-thela nis ta çaj,
gjysme e pjeprit plot me dreqër,
gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap
 një letër,
 Sytë e mi nga letra s'i ndaj,
 Sipër letrës shtrihen dreqër,
 Përmbi lapsin hipin djaj.
 Kur të futem, s'gjej vend tjetër,
 Ku të qesh e ku të qaj?
 majtas, vrap me dalin dreqër,
 Djathtas vijnë e presin... djaj...
 

 

No comments:

Post a Comment