Gentiana Avdiaj
LERMË !
Më ler në krahët e tu të gjej qetësi,
më ler në kurmin tënd të harrohem,
më ler të mbytem në tënden dashuri,
më ler në qenien tënde të gjallërohem.
Më ler fijet e dëshirave të lidh në ty,
më ler të hedh në ty ankorën e dashurisë,
më ler ëndrrat t'i jetojmë bashkë të dy,
më ler të bëhem e jotja pré e marrëzisë.

No comments:
Post a Comment