Përparim Hysi
DIKUSH
Nuk la gjë pa shkruar kundër meje
Me epitete të zinj e të pistë
Kish një kuisje si të një hijene
Po unë nuk reagova hiç...
Se ishte veç një anonim
Që fshihet,siç duket,pas gardhit
Sado që nuk e mbaj neverinë,
Fre unë i vura inatit.
-E more vesh se kush ishte?
(më pyeti kureshtar një mik)
E mora,- i thashë,- qe jashtëqitje
Dhe debatit i vura pikë…
No comments:
Post a Comment