Friday, March 2, 2012

Kaman Myftaraj - MË PUTH ME AFSH



Kaman Myftaraj

MË PUTH ME AFSH

Më puth me afsh ashtu si di ti
kur mbrëmjeve të kuqe gjak
vjen tek unë ndezur e i uritur
E lodron mbi trupit tim për të shuar flakët.
Mëngjeseve të artë me vesë,
si një bletë punëtore,
shëtit luleve e mbledh nektarin,
e pastaj ëmbëlsinë vjen e zbraz,
në buzët e mia si karafil i ndezur
që presin ti lagësh me vesën e mëngjesit
aromën e luleve atyre tu japësh.

Më bëj pak fresk me krahët e tua,
të largoj zjarrin që më djeg në shpirt,
më shtrëngo fort, fort në gjiret e tua,
të thith nektarin, ëmbëlsinë e tyre
të dehem nga “pija e magjishme”që ke ti.

No comments:

Post a Comment