Raimonda Moisiu
SHPËRTHIMI IM
Qenia ime, jo më në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës,
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija. Atje
- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.
Qenia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por
vetëm lumturi.
Qenia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të çasteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugën e kopshtit të tyre.
Shpërthimi im dëshiron
të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,
në valët e detit,
të flasë me guaskat,
të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.
Qenia ime, jo më në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës,
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija. Atje
- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.
Qenia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por
vetëm lumturi.
Qenia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të çasteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugën e kopshtit të tyre.
Shpërthimi im dëshiron
të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,
në valët e detit,
të flasë me guaskat,
të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.
Qenja ime dëshiron të mëkatojë,
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dëlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dëlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.
No comments:
Post a Comment