Ziko Ll. Kapurani
MËRGIMI IM
Nga brigjet e një muzgu të reshkur,
Mërgimi im,
Rrëshqet shushurimë e ftohtë pylli,
Nëpër natë.
Nga mjaullima erotike e Hënës
Mbi kashtën e thekërt të kalives,
Ku ripërtypen ëndrrat dhe te leshtat,
Nga hingëllima e erës dhe e kalit,
Nga jehona e të lehurit të Zhakut
Mbi ujk dhe mbi indiferentizëm,
Nga trokitja e ndrojtur e miqve të vonuar
Dhe manares blegëruese në derën e drunjtë,
Rrëhqita
Mbi grindje dhëmbësh qensh bastardë
E krehje mustaqesh të ndotur macesh,
Neper kazanë plehrash.
Shkava ulicës vrapuese
Mbi puthje të virgjëra bore
shkrirë mbi buzët e mia,
Drejt gjinjve plastike të një rruge
Ku dalin putanat me shenja të djegura
Me bishta cigaresh.
Prej vesës që larg syve të botës
Më përkëdhelte erotikisht mbi qepalla,
Rrëshqita drejt një qielli,
Që më varet në mjekër re e ndotur.
Vrapova nga çairet e qershorit,
Me kërcime të trembura karkalecash,
Ku dallgëzonin palet e erës,
Të fustanit
Dhe të buzëqeshjeve të vashës sime,
Vrapova nga Izvori
me zërin tim në buzët e rrjedhes së tij,
Mbi depo të kloruar me ujë që fle.
Tani zëri im pikon nëpër botë,
Shkuar një helli metalik
Mbi një zjarr të lashtë, të ri...
Mërgimi im,
Rrëshqet shushurimë e ftohtë pylli,
Nëpër natë.
Nga mjaullima erotike e Hënës
Mbi kashtën e thekërt të kalives,
Ku ripërtypen ëndrrat dhe te leshtat,
Nga hingëllima e erës dhe e kalit,
Nga jehona e të lehurit të Zhakut
Mbi ujk dhe mbi indiferentizëm,
Nga trokitja e ndrojtur e miqve të vonuar
Dhe manares blegëruese në derën e drunjtë,
Rrëhqita
Mbi grindje dhëmbësh qensh bastardë
E krehje mustaqesh të ndotur macesh,
Neper kazanë plehrash.
Shkava ulicës vrapuese
Mbi puthje të virgjëra bore
shkrirë mbi buzët e mia,
Drejt gjinjve plastike të një rruge
Ku dalin putanat me shenja të djegura
Me bishta cigaresh.
Prej vesës që larg syve të botës
Më përkëdhelte erotikisht mbi qepalla,
Rrëshqita drejt një qielli,
Që më varet në mjekër re e ndotur.
Vrapova nga çairet e qershorit,
Me kërcime të trembura karkalecash,
Ku dallgëzonin palet e erës,
Të fustanit
Dhe të buzëqeshjeve të vashës sime,
Vrapova nga Izvori
me zërin tim në buzët e rrjedhes së tij,
Mbi depo të kloruar me ujë që fle.
Tani zëri im pikon nëpër botë,
Shkuar një helli metalik
Mbi një zjarr të lashtë, të ri...
No comments:
Post a Comment