Thursday, March 22, 2012

Përparim Hysi - MË MUNDI MALLI I FSHATIT

 

Përparim Hysi    

MË MUNDI MALLI I FSHATIT
                        
Dua të ikë nga zhurma e qytetit dhe  makinave,
Dua që të kthehem në timin fshat,
Atje mes shqerrave e blegërimave,
Kur tufë lozin a ikin me vrap.
 
Dua të dalë tutje nëpër ara,
Të shëtis diku nën ullinj,
Nga malli për fshatin, më shumë u zbardha
Nga malli për të,u bëra finjë.
 
E di që domenin e ka vënë dimri,
E di që ka ngricë e acar,
Por dua të shkoj dhe tërr s'ma bën syri,
Se unë brez pas brezi,jam fshatar.
 
Të shkoj atje tek imja korie,
Dhe atje të ndez një zjarr bubulak,
Bukën që kam marrë në trastë prej shtëpie,
Pranë zjarrit zë ta thekë pak e nga pak.
 
Pastaj me uri zë e kafshoj
Një copë bukë,pak qepë e djathë
O s'ka gjë tjetër që aq shumë t'më shijoj
Se sa kjo bukë që ha në fshat.
 
Mandej turrem për gjah në korie,
Se malli i dikurshëm më mundi,
Mos kujtoni se ka  ardhur prej Anglie,
I famshmi "gjuetar" Robin Hudi!
 
Si ai  s'kam hark e shigjetë,
Por kam me vete çomange,
Di ta vërvis si djalë levend,
Se s'kam më as strese as halle.
 
Ato,të gjitha,po i lë në mërgim
Dhe ja  tek kthehem në fshat,
Ç'shkruaj, po e jap me firmë,
Veç firmës dhe me"vulë" të thatë.
 
Me vulë të thatë siç bën noteri,
Kjo vulë zë gjithkund,
Me sy, o miq, po ma bën Fieri,
Malli për të e për fshatin po më mund.

 



No comments:

Post a Comment