Shpëtim Kurti
LIRIKË PLEQËRISHTE
Dëgjon të birin
E tund kokën .
Dhe është pranverë, është
prill.
Një fytyrëqeshje ia fshin
rrudhat ,
Tek mban në buzë, një trëndafil.
Dhe gjej po munde,
Moshën e saj
Që nga e largëta vajzëri.
Kush t’i përkthejë,
rrudhat e saj ? !
Kush t’i përkthejë, nuk
ka njeri !
Mos ruan vallë,
Ndonjë sekret,
Ndonjë të fshehtë të
moshës trill ? !
Dëgjon të birin e tund
kokën,
Tek mban në buzë një trëndafil.
No comments:
Post a Comment