Wednesday, March 21, 2012

Fatbardha M. Xhani - KU RRJEDH NJË PËRRUA...



Fatbardha M. Xhani

KU RRJEDH NJË PËRRUA...

Nata
Do jetë më e gjata
Sonte,
Po ti mos fli
Dhe unë do rri zgjuar,
Derisa të lodhem,
Si vesë të rrezohem
Duke të menduar...

Nata
Do jetë më e errëta
Sonte,
Po ti më thërrit
Dhe shih po nuk erdha,
Me aroma ta mbush
Prej buzëve lule
Të kuqe a të verdha...

Natës
Ti më prit
Sonte vetëm sonte
Do të vi patjetër
Ndoshta vij si flutur
Ndoshta vij si ketër...

Xhamin hape pak
Zemrën hape shumë
Ku rrjedh një përrua
Ku gurgullon një lumë...

No comments:

Post a Comment