Edmond Shallvari
MË JEP
Më jep nga fryma jote pak frymë
Pak shikim nga shikimi yt më jep
Të ndjej si rreh zemra jote tek unë
Shpirtin tënd si më sheh mua të ndjej.
Më jep nga buzët e tua pak puthje
Nga gjuha jotë më jep pak njomësi
E di që pa ato buzë s'bëj më tutje
Pa atë lëng nuk shuaj etjen, e di.
Më jep nga trupi yt, qoftë dhe pak
Qoftë dhe pak, nga e pakta fshehtësi
Dashuri nuk të kërkoj më shumë se kaq
Pse, a ka më shumë se kaq dashuri?
No comments:
Post a Comment