Haxhi Dikolli - HUMBJA E MIKES
Haxhi Dikolli
HUMBJA E MIKES
E humba një mike,
një natë të shkuar,
E ishte e mirë,
si mik e njeri.
Nuk di se ç’djall,
në shpirt më pushtoi
E thashë të pa thëna,
që nuk i di.
S’i mundet të humbim
një mike
kaq thjeshtë
siç zhduket një yll
në efir?
Ndjej gjurmët e saj
që shuhen në ecje
dhe dhimbja lufton
me gjithë shpirt;
si mundet t’a humbim
kaq thjeshtë një mike
aq thjesht;
sikur të kesh humbur një yll…
No comments:
Post a Comment