Tuesday, March 20, 2012

Dorina V. Mushi - NJË KRAH PËR FLUTURIM!



Dorina V. Mushi

NJË KRAH PËR FLUTURIM!

Mos qesh,
kur sytë e mi
janë zhytur
në trishtim,...
oh, të lutem,
më jep një krah
për fluturim.

Të iki lart,
me qiellin blu
të bëhem një,
s’do të rikthehem...
Këtu në tokë,
s’premtohet asgjë.
Do të përpëlitem,
si e çmendur,
në yjësinë lart
do ta bëj strehë,
më jep një krah
për fluturim.
S'ka ardhmëri,
këtu per ne.
Më ler të lirë,
me hapësirën
fort të bie në përqafim,
mua më pret largimi,
jo, më s'do të kthehem..
Të lutem,
më jep një krah
për fluturim !


No comments:

Post a Comment