Fatbardha M. Xhani
AJO JAM UNË...
Është kjo
e pamundura
e pabesueshmja..
Mos u ngazëlle
jam pranë,
Mos u ngi
me idhtësirat
helm e mjaltë
është pjalmi...
I yni
ka shijen e qelizës
pse jeta merr frymë
mes buzësh
që klorofilën
lëngëzojnë mes prekjesh..!
Çfarë na ka ndodhur kështu:
pakuptimi
dhe kuptimi janë bërë një,
pjalmohen e ngjizen
e lindin e vdesin
e sërish lindin
pikojnë dritë
përmbushjeje
dhe bien të plandosura
tek këmbët
e një 'të dua'...!
Puthin duar të dridhura
e shtrëngojnë pendime
që shuhen me yjet
çdo mëngjes,
e rizgjohen në vesën e petaleve
që thahet
me dritën e diellit...
E ndjen,
e ndjen i dashur
si rritet brenda teje
rrezëllitja
e agut...,
si kthehet lëngu në dritë sysh,
si shëtit damarëve
ëmbëlsia
dhe ngrohtësia
e çastit
që nuk humbet kohës
e trokthit
që u jetua
dhe nuk u tret....!?
Lëre veten në krahët
e erës,
të bëhesh
polen
që iken i çmendur
të gjejë të kundërtën e vet..
Ajo jam unë...!
Lëre veten
në duart
e pasionit,
gjysmës ti ngjitesh fort
Ajo jam unë..!
Lëre veten
në gojën e nxehtë
të ujkut,
qe dhimbjen kafshon
urije,
Ajo jam unë...!
Lëre veten
në jeten
që djeg,
vdekjen tënde
Ajo jam unë...!!!
Është kjo
e pamundura
e pabesueshmja..
Mos u ngazëlle
jam pranë,
Mos u ngi
me idhtësirat
helm e mjaltë
është pjalmi...
I yni
ka shijen e qelizës
pse jeta merr frymë
mes buzësh
që klorofilën
lëngëzojnë mes prekjesh..!
Çfarë na ka ndodhur kështu:
pakuptimi
dhe kuptimi janë bërë një,
pjalmohen e ngjizen
e lindin e vdesin
e sërish lindin
pikojnë dritë
përmbushjeje
dhe bien të plandosura
tek këmbët
e një 'të dua'...!
Puthin duar të dridhura
e shtrëngojnë pendime
që shuhen me yjet
çdo mëngjes,
e rizgjohen në vesën e petaleve
që thahet
me dritën e diellit...
E ndjen,
e ndjen i dashur
si rritet brenda teje
rrezëllitja
e agut...,
si kthehet lëngu në dritë sysh,
si shëtit damarëve
ëmbëlsia
dhe ngrohtësia
e çastit
që nuk humbet kohës
e trokthit
që u jetua
dhe nuk u tret....!?
Lëre veten në krahët
e erës,
të bëhesh
polen
që iken i çmendur
të gjejë të kundërtën e vet..
Ajo jam unë...!
Lëre veten
në duart
e pasionit,
gjysmës ti ngjitesh fort
Ajo jam unë..!
Lëre veten
në gojën e nxehtë
të ujkut,
qe dhimbjen kafshon
urije,
Ajo jam unë...!
Lëre veten
në jeten
që djeg,
vdekjen tënde
Ajo jam unë...!!!
No comments:
Post a Comment