Thani Naqo
LULJA PA EMËR
Aman, më thuaj, ç’të bëj me ty,
Lule e hershme më mbive në zemër.
Ditën që çele u puthëm të dy,
Dëbora e pabesë të la pa emër.
Lulet pa emër edhe sot i ndjej,
Aroma e tyre ndjek hapin tinzar.
Siluetat, si tënden, më thëthijnë përtej,
Lodrim’ i pulpëve në çdo trotuar.
Lulet pa emër ndezin marrëzinë,
Por unë s’ di ç’ta bëj vegimin tënd kristal.
Ta mbjell diku në ndonjë lëndinë,
A, bebzës të syrit, t’ më mpikset lotmall.
Aman, më thuaj, ç’ të bëj me ty,
Lule e Hershme më mbive në zemër.
Ditën që çele e u puthëm të dy,
Dëbora e pabesë të la pa emër.
No comments:
Post a Comment