Xhoisjana Beqa
KUPA PLOT
Ti, o kup’ e mbushur plot
dashuri,
Ku shkove, ku humbe e u trete vallë?
A thua dikush tjetër po dehet me Ty?
E unë kot se koti po sillem vërdallë.
Por dije mirë, nuk jam ajo?
Që kupën zbrazur thyen me vërtik,
Që kup' e dashurisë plot të rrijë,
Me besnikëri e ruan veç një mik.
Ti, ik, ik ,ik, or i dashur,
Por derën hapur do e mbaj ngahera,
Si vegim të ruaj, por dhe të këshilloj,
Mos ik nga fryjnë lloj-lloj erëra!....
Ku shkove, ku humbe e u trete vallë?
A thua dikush tjetër po dehet me Ty?
E unë kot se koti po sillem vërdallë.
Por dije mirë, nuk jam ajo?
Që kupën zbrazur thyen me vërtik,
Që kup' e dashurisë plot të rrijë,
Me besnikëri e ruan veç një mik.
Ti, ik, ik ,ik, or i dashur,
Por derën hapur do e mbaj ngahera,
Si vegim të ruaj, por dhe të këshilloj,
Mos ik nga fryjnë lloj-lloj erëra!....
No comments:
Post a Comment