Dëshira Haxhi
ZHYTJE ËNGJËLLORE!
Në muzgun e dimëruar të mbrëmjes
ndeza oxhakun me shkëndijë zemre
me shikim mes flakësh, e përhumbur
brenda kurmit tënd,u zhyta o ëngjëll.
Përqafova qetësinë, e fjeta mendimet
në shtrat të trëndafilave ëndërrova
fustani i qëndisur me petale engjëjsh
e vesha pelerinën e ylbertë e shkova...
Kalova errësirën e vrazhdë te natës
me hapin e dritës u ndodha mes resh
u gjenda mes yjesh e rendja si flutur.
Hëna lozte një serenatë, aty pak më tej..
Mbështeta kokën në dëshirat e tua
Më ra përtokë ajo pelerinë e ylbertë
përtej flakësh ne orbitën e ndjenjës
çava guaskën ëndërr e dola në jete..
Ylli më afrohej me një pelerinë në dorë
Ish e imja ndjenjë,
Në muzgun e dimëruar të mbrëmjes
ndeza oxhakun me shkëndijë zemre
me shikim mes flakësh, e përhumbur
brenda kurmit tënd,u zhyta o ëngjëll.
Përqafova qetësinë, e fjeta mendimet
në shtrat të trëndafilave ëndërrova
fustani i qëndisur me petale engjëjsh
e vesha pelerinën e ylbertë e shkova...
Kalova errësirën e vrazhdë te natës
me hapin e dritës u ndodha mes resh
u gjenda mes yjesh e rendja si flutur.
Hëna lozte një serenatë, aty pak më tej..
Mbështeta kokën në dëshirat e tua
Më ra përtokë ajo pelerinë e ylbertë
përtej flakësh ne orbitën e ndjenjës
çava guaskën ëndërr e dola në jete..
Ylli më afrohej me një pelerinë në dorë
Ish e imja ndjenjë,
një ujëvarë mbi shkëmbenj!
No comments:
Post a Comment