Namik Selmani
PËR TY, MOJ SYPURTEKË!
Çeli syth i lules, degë e borzilokut.
Frynte erë e majit, krehte pal’n e flokut.
Mbiu në det nerënxa, ndrinë nga drita odat
Moj vajzë sypurteka kush do t’i mbledhë kokrrat?
Dora hidhte valle, kërkonte dhiolitë *
dielli puthe faqe, gushën e florinjtë.
Dielli herët feksi kur më fshije shkallët
Gjunjët-o m’u prenë, gremisën qepallat.
Seç t’u skuqën faqet, morën ngjyrë nga shega
Çelnin manushaqet, kur shpleksje gërsheta.
Shkëmbi prushëronte, bëhej hi oxhaku
Lum kush ta puth syrin, kush të vjen te pragu!
* dhiolitë- dialkt.çam. –
orkestra dasme
No comments:
Post a Comment