Friday, March 23, 2012
Vullnet Mato - GJYSMA E UNAZËS
Vullnet Mato
GJYSMA E UNAZËS
Kanë filluar unazat
të përgjysmohen,
për t’i pasur gishtat
në çdo kohë gati,
të zgjidhin gjysmë
lidhjet martesore,
kur partnerët të jenë
mërzitur nga shtrati.
Këto unaza kanë
një të keqe e dy të mira:
martesa s’ka dy këmbë
lidhur të siguria,
por shpëtojnë çiftet
nga gjyqet e vështira,
sherret fisnore shuhen
nga vet pavarësia.
Kushdo nga palët
zgjedh menynë e vet,
si dëshiron ta hajë
gjellën seksuale,
në pjatën sipas oreksit
të sotëm modern,
apo në tavën e shijes
së detyruar tradicionale...
Kësisoj të rinjtë s’janë
as të martuar, as beqar,
femrat s’janë pronë
e askujt me ligj,
buka merret nga xhepi
e secilit në pazar,
veç fëmijët mbeten
kopilë të dyshimtë...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment