Isuf Hoxha
MOS MA KENI PA MIKEN ?...
Mos ma keni pa gjëkundi miken,
Ti flutur ... apo ti pëllumb zemërbardhë?
Pse e kërkoni kot rrugëve të Athinës,
Aty ka vetëm lodhjen e mërzitjen
Po zemrën, ëndrrën në male t’Mirditës,
Ku ciceron zogu në hije pishash,
Po aty me rrëshirë i shkruan vargjet
Po ajo është flokarta syndritura e bukura zana,
Cullufja ia zë syrin fër-fër i bën fustani.
Me ato këmbe te lehta si kec ngjitet shkrepave,
Ujëvarë i rrjedh hijeshia supeve...hmm
Ferrat i shqyen këmishën, aty ku u bë nuse,
Buzëqeshja e saj e turpëron dhe hënën,
Kanarinë mos m’i le vargjet burgosur,po eja
Në petale trëndafili me sqep m’i shkruaj !...
No comments:
Post a Comment