Monday, March 5, 2012

Luan Kalana - BUZËQESHJE E NGRIRË


 

Luan Kalana

 BUZËQESHJE E NGRIRË

  Nënave devollesha, blegtore të apasionuara,
   me dashuri njerëzore për kafshët...
          
E priste ta shihte përherë çdo ditë,
e dinte orën si qyqja, kur këndonte ,
e kishte shtëpinë përballë stallës të gicave,
e buzëqeshte e deshte ta salutonte,
rinte ne çezma ngarkuar  me kova në duar,
vetëm e vetëm t'i belbzonte:- Mirëmëngjes ! 
  
Ç'të ishte ajo pritje, ai  takim?!
...Kalonin ditë ,javë,çdo ditë,..
një hyjneshë i buzëqeshte  një shkollari! 

Rastiste që nxitonte, ishte me vonesë,
zilja e shkollës binte për mësim ,
e dëgjonte si  ring të celularit melodi,, 
buzëqeshjen nuk e shikonte,vraponte,..

Ajo e ndiqte me kokë,me shikim,
përsëriste refrenin, fjalët e zemrës ,
si prelud  simfonie melodi,
në ankth,s'merrte përgjigje nga Ai ...

Priste sërish kur dilte nga shkolla,
me duart e tejzgjatura nga kovat me ujë,
ne çezma e vetme e  lagjes ,përkarshi,
e buzëqeshte nga larg sikur donte ta  pushtonte,
Ç'të ishte vallë kjo pritje,më shumë se dashuri......
  
Dëgjonin klithmat e  gicave përballë,
që griceshin si fëmijët papushim,
i kërkonte  komshinjve çdo mëngjes falje,
deruckat janë të vegjël,ata s'dinë,çiliminj,
si nëna fëmijën në gji, duan ushqim..

U rinte në kokë ditë e natë,
i lante ,zbardhnin ,era sapun i mbante,
Sa qante,kur ja merrnin kasapët,
lotët si mbaheshin në faqe,
ashtu me lotët me buzëqeshte .

Sa gëzohej kur i lindnin gicat,..
një ditë trokiti komshies pa pritur,
-Hape derën nënë Nije,..me jep myzhdenë,
më lindi Vjosa, dymbëdhjetë engjëj vogëlushë...
Dosave i kishte vënë emra të bukur,
ca ishin të bardhë, ca me pulla e ca larushë.

Kur ndahej  nga ai  ,fytyra i përlotej ,
nga hidhërimi a dashuria e burrit të paparë,..
Po të qepen xhindet,do gjejnë një kleçkë
do gatuajnë  me doçka me këmbë, alibi,
...Për dy vandakë misërishta të mykur,
e degdisnin si Dantja ne ferr ,
botë e ngatërruar,të shpallnin lugat në t'errët.. 

Mjerë nënat dhe gratë e shkreta,
që zemrat e shpirtin ia përvëluan,
u mplakën para kohe me plagë të hapur,
mbi vellon e nusërisë, hijeshinë e bukurisë,
rëndonin retë e zeza ngarkuar me shi,
në kokë  mbi ballë lidhën të zezat shami..

Kur shkollari largohej udhëve  nga fshati
e përqafonte ,e puthte  ëmbël me lot  në sy,
si dy pika uji që rrëshqasin në pasqyrë
si bulëza vese mbi lule ia lagnin faqen ,
ajo qante pa zë ,dridhej si fëmijë,..

Shpirti s'i ndahej nga trupi i tij,
s'i  thoshte dot asnjë fjalë,
kujtonte djalin ushtar të humbur,..
...Rrugën spërkati me ujë si me lotë
një rit, një shpresë për kthim....

Pas vitesh djali shkollar u kthe në fshat,
për prindërit ,për shokët ti takonte përsëri,
për  " princeshën  "njeriu s'i tha asnjë fjalë ,
priste ta shihte mes grumbullit buzëqeshjen,
pas nënës dhe motrave,ti hidhej në qafë ,...
fytyrën e saj engjëllore  ta përqafonte .
  
Zemra  atë ditë  iu mblodh, iu  bë  si një gur ,
në vend të gëzohej,  kthehej  nga shkollat,...
...Ajo s'mungonte te çezma  asnjë ditë,
s'po  dukej,...apo janë  mbytur gjemitë,.?!

Lotët iu mbërthyen brenda në qerpikët,
vështrimin e hidhte  në turmë papushim,
të gjithë  e përqafonin me mall, me gëzim,,
ai rinte si matufepsur , si i mpirë,..
mungonte  një puthje, një fytyrë ....
Kë të pyeste, ç'të bënte, u zu gafil ?!.

Ajo kish perënduar,kishte fluturuar ,
iku e djegur , përmalluar e përvëluar,
për burrin që  i vdiq  paparë në kuvli,
për fëmijët poçka që u ritën jetim,
për derruckat që ia therrnin pa rritur ,
për "shkollarin" që i buzëqeshte përditë,
për të birin ushtar vite të pritur.

Buzëqeshja e përlotur kish ngrirë nën qefin,
fytyra e saj e mermertë dukej e gjallë,
...i thanë "djalit  " kur mori lajmin e zi,
fytyra valëzohej në ujë si në akuarium,
në shtratin e përjetësisë  ku dha shpirt..

Shkollari  kujton  i mallëngjyer, buzët i thahen,,
për nënën e gicave ,të dashurisë njerëzore,
kujton kalvarin e dhimbjes te nënës blegtore,
s'e harron ne jetë buzëqeshjen e pritjes  ,
lotët i rrjedhin  rrëke lumi në faqe...




No comments:

Post a Comment