Lulëzim Beshaj
ULU ZOT!
Eja Zot, si gjaku në gjak të kapemi tok..
si shok!
Eja Zot, më le këtu, jam yti shëmbëllim
në pambarim!
Eja Zot, vallen e mungesës ta kërcejmë
mos të gënjejmë!
Eja Zot, shtrojmë sofrën qiellore
jo mizore!
Eja Zot, pash veten tënde, eja
më ngjit, më ul, në braktisje të veja!
Eja Zot, e më thuaj, ç'të duash më thuaj,
loje mos luaj!
Eja Zot, unë kush jam? po të pyes!
pse vdes?
Ulu Zot, këtu me mua, ose me ngri!
paç besën time, se unë prapë vdes,
Eja Zot, si gjaku në gjak të kapemi tok..
si shok!
Eja Zot, më le këtu, jam yti shëmbëllim
në pambarim!
Eja Zot, vallen e mungesës ta kërcejmë
mos të gënjejmë!
Eja Zot, shtrojmë sofrën qiellore
jo mizore!
Eja Zot, pash veten tënde, eja
më ngjit, më ul, në braktisje të veja!
Eja Zot, e më thuaj, ç'të duash më thuaj,
loje mos luaj!
Eja Zot, unë kush jam? po të pyes!
pse vdes?
Ulu Zot, këtu me mua, ose me ngri!
paç besën time, se unë prapë vdes,
e mbetesh Ti!
No comments:
Post a Comment