Tuesday, March 20, 2012

Ragip Dragusha - A MBANI MEND?



Ragip Dragusha

A MBANI MEND?

A mbani mend kur zogjtë fluturonin,
me krahë të thyer drejt Perëndimit?
A mbani mend përse po shkonin,
pa pupla në krahë e kangë vajtimit?
A mbani mend duart e nënave,
të ngritura lart kërkonin mëshirë?
A mbani mend për kë po vajtonin ,
për zogjtë e pangrënë e të papirë?
A mbani mend kur zogjtë fluturonin
eshtrat e Fishtës i panë zbuluar?
A mbani mend me vehte ç'farë thanë:
"A do vijë për ne, ditë e bekuar? "
A mbani mend foletë ne kompanjele,
tërmeti pa pritur të gjitha i rrafshoj?
A mbani mend se zogjtë e foleve,
ne kafaz te hekurt i torturoj?
A mbani mend mbi dete fluturuan,
tufa, tufa nga foleja braktisë?
A mbani mend sa shume përlotuan,
sa varka u thye e u përmbys?
Oh, oh, oh...nanë e shkreta,
sa zemra u thyen?
për s'gjalli zogjtë,
ma nuk u kthyen........
O Perëndi që ty të kam besuar
k'thena Ti lotin në ujë të bekuar.
A mbani mend?...A mbani mend?...

No comments:

Post a Comment