Friday, March 16, 2012

Enkelejda Kondi - UNË



Enkelejda Kondi

UNË

E ulur e vetme këtij bregu,
Sodis barkat e vogla në muzgun
e buzëmbrëmjes...
Midis valëve të detit kërkojnë strehë.
Si unë njëlloj!
I sodis nga larg e vetme
Dhe ndiej mall për ditët dhe vitet që humbin
Në vorbullën e jetës dhe kthim pas nuk ka.
Unë s'jam prej këtu, por nga të tjera brigje,
Jam nga pyjet ku derdhet ujë në kohëra të koklavitura,
Jam guri që kërkon dhe ai rrënjët e veta,
Në vena më kullon gjak detesh të largët,
Unë shoh aty larg, në këmbë të ardhmen time.
Oh,e ardhmja ime e pafajshme,
Me limitet e gurta, pret
Shenjat e vjeshtës së brishtë...

No comments:

Post a Comment