Friday, March 2, 2012

Luan Xhuli - AKTAKUZË



Luan Xhuli
                    
AKTAKUZË

Edhe pse s’di të mbaj mëri,
ajo shpesh lëpihet si mace
me lëkurë të butë,
duke ma gërricur mendimin...
Më prek,
atë copëz që dhemb
si sëmbim,
ngritur nga një peshë  stërmundimi..
Edhe pse nuk mbaj mëri,
syzet më vishen me avuj inati
ndonjëherë,
dhe si fshij dot me mirësinë time
që i mungojnë thonjtë.
Pastaj,
rrëfehem para ikonës së vargjeve,
duke akuzuar veten,
që mace të tilla
asnjëherë si kam dashur...!

No comments:

Post a Comment