Pëllumb Gorica
IKËT LARG
Nëpër terrin e natës.
Ikët me gjethet e vjeshtës.
Zogjtë klithnin pemëve,
të ndjekur nga këngët e erës.
Kopshtit ëndrrave shpresë kërkuat,
Dëshirë e verbuar që nuk u vyshk dot.
Zërat e vjetër me kënd nuk i ndërruat,
Liqenet e syve qanin në heshtje me lot.
Çdo ditë sytë tuaj po lodhen, po treten,
Se trupi kërruset nga vitet që mban,
Askush s'mundet t’u bëjë të harroni vetveten,
Atdheu për ju është një mit sizifian.
Nëpër terrin e natës.
Ikët me gjethet e vjeshtës.
Zogjtë klithnin pemëve,
të ndjekur nga këngët e erës.
Kopshtit ëndrrave shpresë kërkuat,
Dëshirë e verbuar që nuk u vyshk dot.
Zërat e vjetër me kënd nuk i ndërruat,
Liqenet e syve qanin në heshtje me lot.
Çdo ditë sytë tuaj po lodhen, po treten,
Se trupi kërruset nga vitet që mban,
Askush s'mundet t’u bëjë të harroni vetveten,
Atdheu për ju është një mit sizifian.
No comments:
Post a Comment