Thursday, March 8, 2012

Haxhi Dikolli - KUR MË MUNGON TI...

 
Haxhi Dikolli
KUR MË MUNGON TI...

Kur më mungon, e kur s’të kam
Sa herë që pyes, kur s’di ku jam ?
Më vjen një zë, që dua shumë :
- siç deshe ti, të erdha unë,

Se s’fliste fjala, tjetër fjalë,
Nuk sillte vala, tjetër valë,
E malli vetë, s’nxirrte dot mallë,
Kur nuk të kisha ty, përballë

S’më dehte vera, ish bërë ujë
S’më ngrohte Dielli, kish qëkurë
S’me lagte shiu, mua qullë
Kur nuk të kisha, përmbi gjunjë

S’ma mbushte syrin, kaltërsi
S’më trembte e detit thellësia
S’më ndrisnin yjet dhe me mijra
Kur dehur s’isha, nga perria

E ndjej si bien, bien shumë,
Flokët e borës, shkumë, shkumë
Harroj, që jam këtu dhe unë,
Më zgjo ! E mos më ler në gjumë.

Që kur të vish si gjeth, tek unë
Të flasë fjala, shumë e shumë
Të terem un
ë që isha qullë
Të dehemi me verë... n
ë gjumë.

No comments:

Post a Comment