Irina Hysi
ERRËSIRE MISTERIOZE !
Kush jeni ju?
Prita me ikjen e hënës, mëngjesit në ardhjen e diellit,
Rrezes me kërcitjen e gishtave ballkonit të shpirtit,
Mbushjes se oksigjenit syve dhe zorrës në një rubinet
Rrjedhjes së kujtimit në vrasjen e fjalëve të ujit,
Lules ...të rritet me larjen e dhëmbëve dy herë ne dite
Që të lutesh esëll në gjunjë Panajisë për atë që s’di,
Një ish planet të gjendet larg po aq njësi astronomike.
Ju Jeni kush ?
Unë dua derës t’i ndryshoj ngjyrë në të diellit...
Çelësit të majtë apo të djathtë në kapëse varem...
Nëse do të doja të të kisha në planetin Antares,
Do te pyesja si do te mateshim nëse do të cikja?...
Ecjes nëpër ajër mbërthyer me forma hekurash...
Kush jeni ju ?
S’më duhet veç magnetit të të marr kam interes,
Seriozisht ju, keni fat numrin gjashtëmbëdhjetë.
Ndërsa unë kam ngjitur veten në një pesë...
Në një fazan të arte që më çukit gurin topazi...
Momentit te zgjohem mes te kuqes dhe portokalli.
Si zëri vjen në një radio mikrovale infra të kuqe?...
Shpjegomë pse errësira misterioze ka energji?
Ndërsa unë jam një grimcë e pastër sa del dritë.
E dukshme tej fustanit brenda... në një pranverë.
Ne tubin e syve ndjesi derdhje vizionin fantazi...
Errësirë misterioze?!...
No comments:
Post a Comment