Sunday, March 18, 2012

Ragip Dragusha - NË BESË NUK VRITET DASHURIA



Ragip Dragusha

NË BESË NUK VRITET DASHURIA

Kur zemra frymën e ndal prej afshit,
E shpirti dashnisë i falet n'përjetësi,
Kur petalet preken nga "Duart e mëndafshit"
Nga gjumi me zgjon ëndrra, te nisem përsëri.

Fluturoj e etur, ushqimin e shpirtit kërkoj,

Retë kapërthehen dhe shtëllunga përflaken,
Me trembin me përplasin, prapë ngrihem fluturoj,
"Mes erës me bëhen më të fortë krahët".

Shtegtoj pa reshtur në vargjet e mia,

Me pjalmin e luleve dua t'i vadis,
Me majën e heshtës do të shkruhet tradhtia,
Me tik-taket e zemrës do t'i këndoj dashurisë.

No comments:

Post a Comment