Wednesday, March 21, 2012

Isuf S. Hoxha - VERTIKAL ECI...



Isuf S. Hoxha

VERTIKAL ECI...

Nuk reshtet t’mi kujtoni orë e çast
thinjat e bardha të fshehura
në mjegullën gri të kohës.
Vdisni t’ma shihni pardesynë
e akullt mbi supet e mia.
Do ju çmend!...
Është herët mbi kullën time
të valoj i bardh flamuri.
Unë vital, endem ograjave, brigjeve
shpleks zanës gërshetin fije-fije,
të ngopen delet e përjetimeve,
t’i shtrydh sisët t’i dredh thimthat
në stacionin e kujtesës të buzëqesh.
Ta dëgjoj këngën magjike të kënaqësisë,
kokën mbështetur në gjoks Shqiponje,
i këputja petalet ëndrrës, realitetit...
E di, ma vodhët gotën eliksir mbushur,
gllënjkë, gllënjkë e pini si lugetër natën.
Më qepni qefinin e harresës
e unë... me vesën e mëngjesit
shkruaj,vargje e nuk ndalem!

No comments:

Post a Comment