Pëllumb Gorica
S’KISH VEND PËR DALLANDYSHE!
Larg teje zemra digjet,
Në heshtje, papërtuar,
Purpuri vesh brigjet,
Si buzë e përvëluar.
Për ty thura ëndrra,
Pa gjumë mbeta shpesh,
Po asnjë yll i ndritshëm,
S’hyri prishës mes nesh.
Si degëz dimërore
Buzëqeshja jote mbeti,
Një dorë e zezë mizori,
Të ndau nga unë poeti.
Veç ëndrra kthej në vargje,
ai tjetri ishte ndryshe,
në qiellin tënd të tharë
S’kish vend për dallëndyshe!
No comments:
Post a Comment