Monday, March 5, 2012

Kaman Myftaraj - ÇOKOLLATA E ËMBËLSISË


 

Kaman Myftaraj

ÇOKOLLATA E ËMBËLSISË

Ta dish, se gjithçka trillon sonte mendja ime,
nuk janë as trimëri e as heronj betejash,
por është ndjenja që përvëlon qenien time,
je ti që ke hyrë e gjitha tek unë brenda.

Si një çokollatë me shije të veçantë
shkrin sonte në buzët e mia, gushë e faqe...
në puthjen time që shuan pasionin e zjarrtë,
dhe më kënaq shpirtin me aromë manushaqe.

Përdridhesh rreth trupit tim të ndezur flakë,
rrëshqet si ngjala në kërkim të lagështisë,
rënkimet e shpirtit na çojnë të dy në parajsë,
duke lënë pas çokollatën e shkrirë të ëmbëlsisë.


No comments:

Post a Comment