Thursday, March 8, 2012

Fatbardha M. Xhani - NE NUK E DIMË

 
Fatbardha M. Xhani
NE NUK E DIMË

Ne nuk e dimë
Ç'vjen pas një puthje,
Pas një shtrëngimi,
Ndoshta vjen vdekja e ëmbël...
A ndoshta harrimi!

Ne nuk e dimë
Ç'vjen pas fjalëve flakë
Të thëna mekur magji premtimi,
Ndoshta vdekja e ëmbël...
Ndoshta harrimi!

Ne vërtetë nuk e dimë
Ç'do të ndodhë me këtë histori bukurie
Me këtë prekje perëndie...
Dridhje dëshirimi...

Ndoshta vdekja e ëmbël...
Ndoshta harrimi...

No comments:

Post a Comment