Dorina V. Mushi
KUR DHURON LOT
Eja...
Valë dëshpëruese,
E etur, për prekje
mëkatare...
Eja pra...
Mos rri e heshtur...
Dhe ritmin e natës
ndale!
Shiko...
Si bota ecën
E qiejt bëjnë çiftëzimin...
Shiko pra,
ku ndjenjat ngecen,
Se si errësira, sjell
rrënimin!
Ndjeje
vendin e egër...
Si dorëzohen shpirtrat
cigan,
Ndjeje pra,
frymëmarrjen e fundit,
Peshën e mëkatit,
që mban!
Duaj...
Por jo...
S'mundesh dot,
Vuaj,
se kështu është,
kur dhuron lot!
No comments:
Post a Comment