Fatmir Terziu
SONET NË DITËLINDJEN E NËNËS
Kënga
e zogjve, e vetmja orë në shtëpinë tonë
masnim
me të tendosjen e Dimrit,
ajo
njoftonte stinën kur çelnin karakaftet
dhe
kur duhet të nxirrnim këmishën e vetme nga rafti...
Prej
zogjve dinte nëna kur duhej mbledhur balta
që të
thurte çerepët e bukës së ngrohtë
e
dinin, zogjtë, kur shfaqej “jorgani i fukarait”*.
Dëgjonim
kështu me sy të pafjetur. Kënga e zogjve
na
zgjonte në mesnatë dhe bëheshim palë
me
ikjen e lehtë të nënës
që
shkërmoqte gurë nën këmbë të zbathura
duart
dhe sytë i bëheshin pikë,
larg
mungesës së babait
edhe
duke ecur sikur qëndiste pajën e motrave.
Kënga
e zogjve lajmëronte edhe lulet rreth shtëpisë,
Skalitur
pranverat me lëndina bari të gjelbër,
Anës
mureve të gurta dhe rrethit të avllisë.
Zogjtë
gjenin qoshkat e mureve dhe ngrinin foleja,
se
kudo gëlqerja kishte shenjën e gishtave të nënës,
brezi
me ngjyrë dheu të kuqërremtë,
ndante
të bardhën nga e zeza dimërore.
Sot e
kësaj dite falënderoj këngën e zogjve
Edhe
pse ndonjëherë kam mëkatuar me ta
Gurë
dhe çarqe u ngreja atëherë mes arës,
me
gjasa se mbroja “vjedhjen” e kokrrave të misrit
ndjej
edhe sot dhimbjen therëse të pendesës
mungesën
e këngëve të zgjimit të natës së gjatë
që
mbase gdhiu prej këngës së tyre lutëse, prekëse...
U jam
mirënjohës zogjve, të gjithë qiejve,
Më së
shumti atyre që ndodhi të vinin në atdheun tim,
u
ndjehem borxhli që kurrë nuk i falënderova,
për
zgjimin herët në Ditëlindjen e Nënës...
me druajtjen
mos i bënin fajtor edhe ata...
*Dielli
ishte një legjendë më vete e ardhur nga kohërat.
Ai
quhej “jorgani i fukarait”.
No comments:
Post a Comment