Friday, February 24, 2012

Kaman Myftaraj - SONTE MË FOLI ZEMRA E MIKES



Kaman Myftaraj

SONTE MË FOLI ZEMRA E MIKES  

-Miku im, si bletë punëtore t’u ula në prehër,
Sikur të ishe këtë natë një kopësht i lulëzuar,
Dalngadalë fillova të të thith netarin e zemrës,
Mjaltin që buron kudo ku të prek me duar…

Sa më shumë i prek ato lule aq këndshëm aromuar,
Më shumë mjaltë e kënaqësi ato më dhurojnë.
Më the sonte, prej meje nuk ke për t’u larguar,
Derisa dielli të çelë synë dhe yjet të perëndojnë...

Dua të tretesh mbi mua, si qiri dalëngadalë
Të më ndezësh flakë e të digjem si meteor.
Të më ushqesh me qumështin tënd të bardhë,
Të më shuash vullkanin që brenda shpirtit më vlon.

Nuk dua të jem në ëndërr, as në përfytyrim të kot,
Dua të jem e gjallë me mish e me shpirt tek ti,
Të më thithësh të tërën si palcën e kockës,
Të dehemi me shijen tonë, sa të shuajmë urinë të dy...

No comments:

Post a Comment