Anila Toto
NË SE...
Nëse e ke menduar,
do t'a kuptosh,
dhe do të gërryejë
dyshimi...
Rrënjë ajsbergësh,
zjarre
do të kujtosh
Zjarre himni !
Dhe nëse ike,
pa mbyllur derën ...
akoma s'ka të mbaruar.
Në trup ylberi do lutësh
ngjyrë,
për grafikë të vjetër
kujtimeve ngatërruar .
Dhe..
nëse s'të thirri,
do t'ia ndiesh zërin ,
si melodi kujtimesh.
Do humbësh
sirenash,
heshtas do këndosh...
hidhur,
ëndërruar, dhimbjen !...
do t'a kuptosh,
dhe do të gërryejë
dyshimi...
Rrënjë ajsbergësh,
zjarre
do të kujtosh
Zjarre himni !
Dhe nëse ike,
pa mbyllur derën ...
akoma s'ka të mbaruar.
Në trup ylberi do lutësh
ngjyrë,
për grafikë të vjetër
kujtimeve ngatërruar .
Dhe..
nëse s'të thirri,
do t'ia ndiesh zërin ,
si melodi kujtimesh.
Do humbësh
sirenash,
heshtas do këndosh...
hidhur,
ëndërruar, dhimbjen !...
No comments:
Post a Comment