Sunday, February 26, 2012

Haxhi Dikolli - MAGJISTARJA E ZEMRËS



Haxhi Dikolli

MAGJISTARJA E ZEMRËS

Vjen një ditë edhe më pushton,
Pa bërë luftë, pa shkrehur armë,
Vjen paqësisht edhe më rrethon,
Me të puthura rozë, jo me ushtarë.

Çudi ! Unë që mburresha gjithnjë,
Se nuk më trembnin të tilla rrethime.
Tani një mur, më është çarë në “Kala”
Kam frikë, se së shpejti do mundem.

Vjen një ditë dhe zemrën ma pushton,
Pa luftë klasike, pa armë, pa zjarre,
Vjen me magji, vjen me magjistarë,
Vjedhurazi më futesh, kapilareve !

Çudi ! Si ndodh kështu në jetë ?
Pa pritur, të ndodhesh i pushtuar,
Sikurse, nuk ndodh kurrë në një luftë;
Ti lutesh një “armiku”, për t’u dorëzuar !


No comments:

Post a Comment