Friday, February 24, 2012

Dëshira Haxhi - MES ENDRRASH TINZARE



Dëshira Haxhi

MES ËNDRRASH TINZARE

U rënduan qepallat e mendimeve të mia të lodhura vitesh,
tik-taket e kohës rendin në ndjekje hijeve te errëta.
e shtangur, përplasem mureve te ndryshkura te heshtjes
e kaluara mundon te ardhmen,e tashmja hesht ne heshtje.

Brenda qepallash triumfojnë vitet e gdhendura legjendash
statuja dëshirash përgjërohen gjunjëzuar në jehona hyjnish
mëkatet njerëzore tërheqin dhunueshëm jetën prej flokësh
gjumi drithërohet kur e kap prej dore, me sheh si egërsirë.

I thërras vetes te mos humbas durimin,te zhytet ringjalljes
kapur ngushëllimesh te drobitura, te humbas dritës së hënës
aty, te kërcej valse ëndrrash,te ndez qindra zjarre shpresash
e ndjenjat tinëzare t'i shmangen errësirës, t' perëndojnë yjesh..

Mes flakesh të zjarrta, në hije ëndrrash...të falen perënditë!

No comments:

Post a Comment