Mentor Thaqi
ÇAMËRI, U KTHEVA PRAPË!
Çamëri, u ktheva prap,
nuk mund t´lë në teh harrese,
t´kam në zemër, t´kam në gjak,
më mbanë gjallë një fije shprese!
Aty kam unë djepin tim,
të përmbysur afër pragut,
për të m´digjet shpirti im,
për atë emër n´themele t´gjakut!
Plot ninulla, këngë për ty,
mi këndoi nëna në vaj,
s´i harroj kurrë ata sy,
gjithmonë t´njomë ia pashë asaj!
Se ç´më therë kjo plagë në zemër,
Çamëri moj, për nj´atë emër
dhe nga shpirti nxjerrë rënkim,
flakë e zjarr për atë Kushtrim!
Kudo jemi në skaj bote,
në shpirtë therë, plaga jote,
që akoma s´i dhamë mbëltim,
ah, zemrën gërryen ky asimilim!
Oh, medet, k´shtu më s´durohet!
T´shohësh trojet mbetur shkret,
jo jo, Arbëri nuk turpërohet,
të harroi plangun e vet!
Po, për besë e nderë t´shqiptarit,
zemra lëshon veç vetëtima,
për atë Trimëri t´Marko Boçarit,
Zanë mbi zana, vet Bubulina!
Për Janinë deri n´Prevezë,
zemra ime flakë është ndezë,
është plagosur, por nuk vdes,
për Bashkim rron me shumë Shpresë!...
Çamëri, u ktheva prap,
nuk mund t´lë në teh harrese,
t´kam në zemër, t´kam në gjak,
më mbanë gjallë një fije shprese!
Aty kam unë djepin tim,
të përmbysur afër pragut,
për të m´digjet shpirti im,
për atë emër n´themele t´gjakut!
Plot ninulla, këngë për ty,
mi këndoi nëna në vaj,
s´i harroj kurrë ata sy,
gjithmonë t´njomë ia pashë asaj!
Se ç´më therë kjo plagë në zemër,
Çamëri moj, për nj´atë emër
dhe nga shpirti nxjerrë rënkim,
flakë e zjarr për atë Kushtrim!
Kudo jemi në skaj bote,
në shpirtë therë, plaga jote,
që akoma s´i dhamë mbëltim,
ah, zemrën gërryen ky asimilim!
Oh, medet, k´shtu më s´durohet!
T´shohësh trojet mbetur shkret,
jo jo, Arbëri nuk turpërohet,
të harroi plangun e vet!
Po, për besë e nderë t´shqiptarit,
zemra lëshon veç vetëtima,
për atë Trimëri t´Marko Boçarit,
Zanë mbi zana, vet Bubulina!
Për Janinë deri n´Prevezë,
zemra ime flakë është ndezë,
është plagosur, por nuk vdes,
për Bashkim rron me shumë Shpresë!...
No comments:
Post a Comment