Kaman Myftaraj
BASHKË ME HARABELIN,
NJË KËNGË PË TYBora ka shtruar kudo çarçafin e bardhë,
Por unë në shpirtin tim ndjej ngrohtësi.
Si rreze drite ti vjen e më thua nga larg,
Ngrohma dhe mua shpirtin me një melodi.
Nis e lundroj ngadalë mbi tastierën e pianos,
filloj të kërkoj, të thur një melodi për ty.
Një harabel troket befas te xhami i studios
Dhe këndon një motiv të ëmbël për dashuri.
Gishtat e mi mbi tastierë ndjekin tingujt e tij.
Nga dy shpirtra të dashuruar nisin të burojnë,
Melodia dhe fjalët na erdhën vetiu s’di se si,
Dhe doli kënga që të dy me zogun ta dhurojmë.
No comments:
Post a Comment