Friday, February 24, 2012

Adelina Haskaj - BIRI IM



Adelina Haskaj

BIRI IM

Biri im,
fytyrë engjëllore,
si drita,
si hëna,
si yjet.
Pëshpëritur,
belbëzuar,
kënduar
si zog, rritesh
si lastar i bukur,
me sytë që shkëlqejnë
në mijëra thërrmija dashurie.
Prej mallit,
tretem, sa herë që nuk të kam pranë.
I ëmbli vogëlushi im,
vocërraku, që shpirtit tim
i jep jetë,
i jep shpresë,
i jep ëndrra.
Të puth,
të shtrëngoj fort,
të ledhatoj me ndjenjë të ngrohtë.
Parfum nëne,
pa ngjyrë, pa lëng, pa çmim,
aromë shpirti, aromë dashurie,
më fal pa fund.
Qengji i vogël, etshëm thith
nga gjiri im,
qumështin e bardhë.
Ashtu siç kam thithur edhe unë,
nënëdashurën time.
Sa shumë kam pritur për këtë çast.
A të kujtohen shpresat e mia,
Ëndrrat, ëndrrat dhe prapë ëndrrat
që thurja për ty në vitet e gjata të pritjes,
Isha vajze, isha nuse,
mezi ç'prisja të bëhesha nënë.
Mirë se erdhe bir!
O yll, o dritë, o hënë…

No comments:

Post a Comment