Thursday, February 9, 2012

Arjana Dashi - KURRË MË...



Arjana Dashi

KURRË MË...

S’gënjehem më,
Të jem prapë grua
Në shtratin e një burri
Në duart e një burri
kraharorin e ditës
Të ma zbulojë
Me egërsinë e ndukjes
Përtej puthjes
Me ngritje zëri,
Përgjigjet të m’i marri
Pas lodhjes e djersitjes
Së jashtme
në zhveshje të ngjashme
me timen
Ai që emrin ka burrë,
Grua, s’më gënjen t’i bëhem më,
Kurrë.

No comments:

Post a Comment