Tuesday, February 14, 2012

Arjana Dashi - JUDË...



Arjana Dashi

JUDË...

Mos më prit,
as sot,
as nesër,
Juda im!
Më puth,
e shkon tek të tjerat...
Unë,
epshin djersëtharë në tesha
laj,
hekuros
e qaj...
Mos më prit!
këmbët m’u thafshin,
në u kthefsha,
e nëse kthehem...
më vrit!


No comments:

Post a Comment